Miriam Cani dhe Alban Skenderaj, një këngë bashkë me vajzën e tyre?

Loading...

Miriam Cani u rikthye pak ditë më parë me këngën “Meteor”, ndërsa njoftoi se së shpejti do të realizojë edhe një duet me bashkëshortin e saj, Albanin.

E ftuar në “Top Show Magazine”, Miriami tregon se pauza në muzikë ishte për t’u kujdesur për vajzën e saj të vogël Amelia. “Të duhet kohë të mësohesh me këtë rol të ri, por edhe e kam shijuar pafund. Por ishte edhe një tërheqje instiktive, kur për 13-14 vite unë nuk isha ndalur për asnjë moment”.

Miriami tregon më pas së më 28 nëntor, ditën e Pavarësisë, vajza e saj Amelia ka ditëlindjen, ku mbush 2 vjeç.

Më tej, Miriami zbuloi detaje nga klipi që pritet të dalë së shpejti me Albanin. “Është bashkëpunimi më i rëndësishëm në karrierën tonë dhe më i sinqerti”.

E pyetur nëse Amelia do të jetë në klipin e ri, Miriami buzëqeshi dhe nuk e mohoi një gjë të tillë.

24 nentor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | ShowBiz

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar