“Miss Italia” për rajonin e Lombardisë, një 18-vjeçare me origjinë shqiptare

“Miss Italia” për rajonin e Lombardisë, një 18-vjeçare me origjinë shqiptare
Loading...

Në total kanë qenë 130 vajza që tentuan të kurorëzoheshin si femra më e bukur gjatë turit të vitit 2018 të “Miss Italia Lombardia”, por ajo që triumfoi ishte Denise Ayroldi, e lindur në Brescia.

E gjatë 1.76 cm, 18-vjeçarja nga provinca Cellatica ka fituar besimin dhe votat e jurisë për bukurinë e saj, por edhe sepse ka një lidhje me modën. I dashuri i kushërirës së saj është pikërisht pjesë e modelingut.

Ayroldi vjen nga prindër italo-shqiptarë, me babain puljez dhe nënën shqiptare, por edhe pse u vlerësua për bukurinë e saj, ajo ëndërron të bëhet avokate, duke ndjekur kështu gjurmët e të atit.

Gara është zhvilluar më 26 nëntor në “Oriocenter”, e nga aty Denise Ayroldi pa të ngjitej në shkallën më të lartë të podiumit. E reja breshane do të përfaqësojë Lombardinë në garën kombëtare të “Miss 365”, që do të zhvillohet në muajin janar, në Romë.

Ndërkohë, edhe fituesja në fuqi e këtij kompeticioni vinte gjithashtu nga Brescia, quhet Giulia Gatta dhe fitoi “Miss Italia Lombardia 2017”.

29 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | ShowBiz

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar