Moti i keq përfshin dhe Italinë

Moti i keq përfshin dhe Italinë
Loading...

Departamenti i Kombëtar i Mbrojtjes Civile me një deklaratë zyrtare ka informuar se prej ditës së sotme, 1 dhjetor 2017, e përgjatë gjithë fundjavës reshje të shumta dëbore janë parashikuar në rajonet Piemonte, Liguria, Lombardia e Emilia Romagna.

Në zonën veriore të rajonit të Toskanës priten reshje të shumta dëbore në territoret në lartësi 400-600 metra.

Zyra lokale e Mbrojtjes Civile të rajonit të Kampanjës prej ditës së stome deri më ora 18.00 të ditës së shtunë ka shpallur në këtë territor, gjëndjen shkak të shirave të shumta e detit shumë të trazuar.

Rritja e nivelit të ujit të lumenjve pritet të shkaktojë përmbytje tokash, rrëshqitje toke, rrjedhje e grumbullime mbetjesh e dheu.

Dalja nga shtrati i lumit Samo ka shkaktuar gjatë natës përmbytje në komunat Castellammare di Stabia e San Marzano sul Sarno, transmeton oranews. Deti shumë i trazuar ka shkatuar dhe përplasjen e dy trageteve të ankoruar në portin e Napolit.

Në rajonin e Kampanjës janë ndaluar udhëtimet në det të tragetëve të linjës që lidhin ishujt.

Reshje të shumta shiu kanë përfshirë dhe pjesën jugore të Italisë, në Kalabri, Puglia e në ishullin e Sicilisë.

Moti i keq është shoqëruar gjatë orëve të fundit dhe me temperatura mjaft të ulëta në zonat veriore të Italisë.

Në Aosta e Torino temperatura minimale janë regjistruar në -9 gradë, në Milano e Bolzano -3, në Bologna -2, në Firenze 0 gradë C

 

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar