Mourinho zbulon se cila skuadër i ka shkaktuar më së shumti probleme në ‘Old Trafford’

Mourinho zbulon se cila skuadër i ka shkaktuar më së shumti probleme në ‘Old Trafford’
Loading...

Trajneri Jose Mourinho ka përgëzuar skuadrën e Brighton për paraqitjen në këtë sfidë.

“Mendoj se ata luajtën vërtetë mirë. Ne jo. Gjë e mirë për mua ishte intensiteti i lojës në pjesën e dytë në kërkim të golit, dhe pas golit, ne nuk mundëm ta përfundonin ndeshjen”, ka deklaruar Mourinho.

“Në 10-15 minutat e fundit pash një ekip që bëri gjithçka për ta mbajtur portën e paprekur”, vazhdoi Mourinho, duke përgëzuar angazhimin e skuadrës së tij.

Ai tutje i ka thurur lavde të mëdha edhe skuadrës së Brighton.

“Por, unë duhet ta përgëzojë një skuadër dhe një trajner që disa muaj më parë luajtën një ligë më poshtë, dhe sot erdhën në ‘Old Trafford’ dhe janë skuadra që deri sot më ka shkaktuar më së shumti probleme”, ka përfunduar portugezi./Lajmi.net/

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar