Ndalohet fotografimi dhe filmimi i dy xhamive të shenjta në Mekë dhe Medinë?

Ndalohet fotografimi dhe filmimi i dy xhamive të shenjta në Mekë dhe Medinë?
Loading...

Drejtoria për Media dhe Informacion në Arabinë Saudite, ka marrë këtë vendim më 12 nëntor të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Në komunikatën e lëshuar thuhet se kjo ndalesë është duke u zbatuar me qëllim që të mbrohen dhe ruhen vendet e shenjta. Kjo ndalesë vlen për vizitorët dhe përfaqësuesit e medieve, kjo ndalesë përfshin edhe zonën përreth xhamive.

Autoritetet saudite si arsyetim për këtë ndalesë, kanë deklaruar se besimtarët janë shqetësuar gjatë lutjeve.
“Në rast të shkeljes së kësaj ndalese, pajisjet që përdoren për filmin apo shkrepje të fotografive do t’ju konfiskohen, por do të ndërmerren edhe masa tjera ligjore”, thuhet më tej në deklaratë.

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar