Në Afrin nuk u mund vetëm PKK-ja, SHBA-ja dhe Izraeli, aty u mundën edhe Princat Zayed dhe Salman

Në Afrin nuk u mund vetëm PKK-ja, SHBA-ja dhe Izraeli, aty u mundën edhe Princat Zayed dhe Salman
Loading...

nga Ibrahim Karagul.

Turqia nuk është e kërcënuar vetëm nga kufizimi që ka me Sirinë veriore apo korridorin e terrorit që po tentohet të formohet në këtë zonë. Nuk është e rrethuar vetëm nga planet pushtuese shumëkombëshe, në dukje terroriste që SHBA po kryen me anën e degës siriane të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Partinë e Unionit Demokratik (PYD). Një bosht i ri larg në Jug dhe në perëndim, po mundohet të vihet në veprim për të marrë kontrollin e Turqisë.

Përveç kësaj, Turqinë po mundohen ta ndalin nëpërmjet planeve të boshtit SHBA, Izrael, Emirate të Bashkuara Arabe, Arabi Saudite dhe Egjipt, plane të prezantuara përmes princit të kurorës të Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed dhe princit të kurorës Mohammed bin Salman.

Operacioni filloi të kryet nga territori i Irakut të veriut dhe Sirisë veriore. Por plani i këtij garnizoni shumëkombësh që ne e quajtëm “korridori i terrorit” ngeci së funksionuari kryesisht nga operacionet e Afrinit dhe mburojës së Eufratit. Nga dëmet më të vegjël që ju shkaktuan këtij plani ishte se dera e tij që të nxirrte në Mesdhe u vu nën kontroll, ndërsa dera e tij perëndimore u mbyll. Referendumi i pavarësisë së Irakut të veriut ishte gjithashtu pjesë e këtij projekti, por edhe ai gjithashtu u neutralizua.

Prandaj u njoftua e gjithë bota se projekti kundër Turqisë, që përfshinte zonën nga Mesdheu deri në kufirin iranian, i cili kërcënonte Turqinë, nuk mundi të zbatohej pasi ne i neutralizuam kërcënimet dhe i lamë ata duke mbajtur në dorë hartën Turqisë.

Pas Afrinit do kemi operacione të reja

Me operacionin e Afrinit, gjithë bota perëndimore dhe vendet e rajonit që punojnë bashkë me ta e panë qartë se ne nuk mund ti lejojmë kërcënimet që synojnë Turqinë. Ne ua bëmë të qartë se nuk mund të ndërtohet rajoni duke mos u pyetur dhe duke u shqetësuar Turqia. E gjithe zona do të neutralizohet me operacionin në Manbixh, i cili do pasohet nga operacionet në Ayn al-Arab, Tal Abyad në lindje të Eufratit dhe në Sinxhar të Irakut. Kjo tashmë ka filluar në rajonin e Irakut. Organizatat terroriste dhe mekanizmat e tyre do të eliminohen që të gjitha, edhe fuqitë shumëkombëshe prapa tyre do ta përjetojnë goditjen.

Turqia nuk ka për tu tërhequr

Nuk ka dyshim se qëllimi kryesor i Turqisë është plani strategjik që synon shekullin e 21-të, nga i cili nuk do të hezitojë dhe nuk do të tërhiqet kurrë. Pa marrë parasysh se kush është kundra nesh, SHBA, Izrael apo i gjithë koalicioni perëndimor, ky vend do duhet të qëndrojë në këmbë në shekullin e 21-të, do të duhet të shkojë gjithmonë drejt ngritjes, do të duhet të shkruajë një histori të re ngritjeje, kjo duhet të ndodhë.

Asnjë lloj fuqie nuk do të mund të lejohet të mbyllë jugun e kufijve tanë sa nga një anë në tjetrën; ne nuk mund ta shohim Turqinë që të izolohet sërish në Anadoll. Sepse kjo do të ishte vetëvrasje për Turqinë, për kombin tonë, për pretendimet tona historike dhe për gjenetikën tonë politike. Ky përkufizim i sigurisë tashmë është i kryer.

Ata po aplikojnë një plan të dytë rrethimi

Nuk ka mundësi që një tjetër teori perëndimore, sugjerim, ofertë dhe projekt ta kapërcejë këtë përkufizim. Kohët e hutimit për Turqinë i përkasin të shkuarës. Sepse për herë të parë dhe me shumë forcë, ky vend po e përcakton definicionin e vet strategjik dhe ka arritur ta hartojë edhe rrugën e vet në këtë kontekst.

Por “zona terroriste” e planifikuar nga Izraeli dhe e zbatuar nga SHBA-ja nëpërmjet kontraktorit të saj, degës së Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Partia e Unionit Demokratik (PYD), është një kërcënim i madh, sepse ndodhet drejt e në kufirin tonë. Tani po formohet një rreth më i gjerë. Një bosht amerikan kundër Turqisë po krijohet nëpërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite, Izraelit dhe Egjiptit. Ai tashmë është themeluar.

Izolim, ndalim, ndërtim i një muri mes Turqisë dhe botës arabe

Ndonëse është promovuar si një front kundër Iranit, objektivi kryesor i këtij fronti është Turqia. Një periudhë aksionesh ndërkombëtare e quajtur “Ndalimi i Turqisë” ka nisur. Ky është rrethi që mbështet ISIS-in. Janë ata që ushqejnë dhe armatosin PKK-në. Janë ata që ja dorëzojnë të gjithë rajonin SHBA-së dhe Izraelit.

Pas eliminimit të këtij kërcënimi të afërt, Turqia do të duhet që ta luftojë këtë “bosht” atje në jug. Sepse ata po planifikojnë të presin lidhjet e Turqisë me të gjithë rajonin, duke e izoluar këtë vend dhe duke ngritur mure të trasha mes tij, botës dhe rajonit.

Zayed dhe Salman: Edhe Princat Zayed dhe Salman u mundën në Afrin

Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet korridorit të terrorit dhe këtij aksi. Sepse korridori i terrorit është formuar për qëllimin e këtij aksi. Nëse ndërpriten lidhjet me rajonin e Anadollit, ndahet Turqia nga bota arabe, duke u formuar një zonë e shkretë mes Turqisë dhe botës arabe sipas synimit, atëherë vjen implementimi i korridorit të terrorit.

Prandaj, operacioni i Afrinit është vërtetë përgjigja më e qartë për këtë. Është një mbrojtje që vuri në pikepyetje boshtin në fjalë. Është mbrojtje e atdheut, pastrim nga terrori si dhe një mbrojtje për Turqinë dhe rajonin nga ata që e kërcënojnë atë nga jugu.

Duke pasur parasysh se Princi Mohammed bin Salman dhe Princi Mohammed bin Zayed po e kryejnë operacionin për ta dorëzuar të gjithë rajonin tek SHBA-ja dhe Izraeli, ky është një hap shumë i fortë që synon shpëtimin e rajonit.

Prandaj në Afrin nuk u mundën vetëm SHBA-ja dhe Izraeli, aty u mundën edhe Salmani me Zayedin. Plani i ardhur nga SHBA-ja dhe Izraeli mori një goditje. I gjithë projekti i cili shtrihej deri në kufirin iranian, u rrezua dhe po shkon drejt neutralizimit.

Turqia si perfundim ka për ti kërkuar llogari Zayedit për gjithë këto të këqija

Armatosja e ISIS-it dhe armatosja e PKK-së nga Zayedi, nxitja e tyre për të sulmuar Turqinë, duke e financuar korridorin e terrorit në Sirinë veriore, është një tradhëti e madhe për Turqinë dhe rajonin. Ka për të ardhur koha kur ky person do të paguajë për këtë tradhëti, për këtë të keqe. Këto plane djallëzore ndaj Turqisë po shikohen nga afër.

Ai së shpejti ka për ta parë se nuk ka për ta marrë ngado mbështetjen amerikane dhe mendjen e Izraelit. Ai nuk do të jetë në gjendje të mposhtë rezistencën e rajonit dhe nuk do të mundet ta dëmtojë Turqinë me të till metoda. Mundësia që ai dhe Princi Salman të paguajnë për çmimin e shitjes së rajonit për hesap të pushtetit të tyre, është shumë e madhe.

Dy liderët, pionierë të kolonializmit të ri dhe Lawrencët e sotëm

Të gjithë do të shohin se këta dy udhëheqës janë pionierë të kolonializmit të ri, se ata janë kontraktorët e valës së re pushtuese të Perëndimit. Të gjithë do të dëshmojnë për marrëveshjet e tyre të pista, tradhëtinë, turpin dhe gjërat që po i bëjnë popujve dhe vendeve të tyre.

Ne të gjithë do të shohim se sa i rëndë do të jetë për Zayedin, Lawrencin e ri, çmimi i planeve amerikane, angleze dhe izraelite, që kanë si qëllim rrëzimin e Erdoganit dhe ndaljen e Turqisë.

Ju nuk mund ta ndalni Turqinë me këto lojëra, operacione të brendshme dhe plane rrethimi. Bëhuni të vetëdijshëm. Lexoni pak nga historia; shikoni se çfarë do të thotë të ndërtosh një rajon; kthehuni 1000 vjet mbrapa në këtë rajon.

Ju do të ngeleni në histori si një kontraktues. Shihemi në lindje të Eufratit

Ju do ta shihni se nuk mund të bëni histori ose të ndërtoni një rajon duke qenë kontraktues. Le të themi se nuk e njihni historinë, vetëm shikoni Afrinin, shikoni se si planet e pista që keni kryer fshehur pas PKK-së dhe ISIS-it dështuan; thërritini mendjes.

Herën tjetër, do të takohemi përsëri në lindje të Eufratit. Do të takohemi përsëri në Irakun e veriut. Nëse nuk keni vënë mësim nga Afrini, me siguri që do të vini atëherë. Keni për ta parë se çfarë do të thotë të jesh një mekanizëm pushtimi për SHBA-në dhe Izraelin, duke u fshehur pas organizatave terroriste, duke organizuar vrasje dhe sabotime, duke kryer krime kundër një vendi si Turqia, duke dëmtuar sigurinë e brendshme të këtij vendi dhe duke bërë një lojë me aktorë të brendshëm.

Gjithmonë flasim për PKK-në / PYD-në. Gjithmonë flasim për planet e SHBA-së dhe Izraelit. Sepse dikush po sulmon Turqinë përmes Mohammed bin Zayedit dhe Muhammed bin Salmanit i cili si gjithmonë ndodhet në orbitën e tij.

Ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Ata do të përballen me një humbje si e Afrinit në çdo hap, keni për ta parë./ yenisafak/Gazeta Impakt

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar