Nëndetësja e zhdukur, ekuipazhi humbi jetën brenda dy minutash!

Nëndetësja e zhdukur, ekuipazhi humbi jetën brenda dy minutash!
Loading...

Për marinën argjentinase nuk ka më shpresa për të gjetur të gjallë ekuipazhin e nëndetëses ushtarake San Juan, e zhdukur në 15 nëntor. Sipas ekspertëve, nëndetësja është fundosur rreth 450 km nga brigjet e Patagonias, pak orë pasi kishte sinjalizuar një infiltrim të ujit, një zjarr në bord dhe probleme me baterinë. Sipas autoriteteve, “ekuipazhi ka humbur jetën brenda dy minutash” pas përfundimit të oksigjenit.

Zëdhënësi i marinës, Enrique Balbi, ka njoftuar që faza “e kërkimit dhe shpëtimit” ka përfunduar dhe se tani po kërkohet nëndetësja, e cila dyshohet se ndodhet 900 metra thellësi. “Shpresa për t’i gjetur njerëzit gjallë është zero. Bëhet fjalë për një tragjedi. Kemi humbur 44 shokë”, – ka thënë një zyrtar i marinës argjentinase.

Kërkimet e kryera nga një koalicion ndërkombëtar, “nuk kanë lejuar as elementin më të vogël të mjetit ushtarak në zona e eksploruara”, që kanë vazhduar përpara me “kohë të dyfishtë”.

Ndërkohë familjarët e viktimave, kanë ngritur një padi ndaj drejtuesve të marinës, për shkak se ata e kishin ditur që bateria kishte pësuar probleme: “Na kanë gënjyer”.

1 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar