Një ndotje radioaktive prek shtetet evropiane, prejardhja dyshohet të jetë Rusia ose Kazakistani

Një ndotje radioaktive prek shtetet evropiane, prejardhja dyshohet të jetë Rusia ose Kazakistani
Loading...

Instituti i Sigurisë Bërthamore i Francës, IRSN, hetoi gjurmë të rënda ruteniumi dhe nukleogjene radioaktive që prodhohen kur atomet ndahen në një reaktor bërthamor dhe që nuk ndodhin natyrshëm nga 40 stacionet e monitorimit në fund të shtatorit.

Gjurmë të tilla të ndotjeve radioaktive, u zbuluan edhe në Gjermani, Austri, Itali dhe Zvicër.

“Edhe pse ende nuk ka pasur asnjë ndikim në shëndetin e njeriut ose mjedisin në Evropë, zbulimi i një reje të tillë ndotëse me radioaktivitet nuk është absolutisht normale”, theksoi një zyrtar francez.

IRSN, krahu teknik i rregullatorit bërthamor francez, tha në një deklaratë se nuk mund të përcaktojnë vendndodhjen e lëshimit të materialit radioaktiv, por që në bazë të modeleve të motit, zona më e besueshme ndodhet në jug të maleve Ural, midis këtyre maleve dhe lumit Vollga, e këto të dhëna flasin për dy shtete si Rusia ose Kazakistani, transmeton lajmi.net

Shtegu i reve radioaktive:

 

“Nga burimi i rrjedhjes, sasia e ruteniumit të lëshuar ishte shumë e madhe”, tha një zyrtar francez nga ky institut, duke shtuar se nëse një “aksident” i tillë do të ndodhte në Francë, atëherë do të evakuoheshin njerëzit nga vendndodhja për kilometra me rradhë nga zonat në të cilat do të parashikohej rrezja e veprimit.

Matjet nga stacionet evropiane treguan nivele të larta të ruteniumit 106 në atmosferën e shumicës së vendeve evropiane në fillim të tetorit, me një rënie nga 6 tetori e tutje.

Franca kapi gjurmët e kësaj ndonje në fund të shtatorit në Nice dhe Ajaccio, por pas 13 tetorit nuk është zbuluar ndonjë gjurmë.

Gjithashtu në Britani dhe shtetet e tjera nuk kanë vërejtur ndotje të madhe me rutenium në tetor, por gjithësesi kjo nuk ishte një shenjë që të mos mobilizohen shtetet evropiane.

Ruteniumi 106 u lirua nga ndonjë vend i trajtimit të karburantit bërthamor ose në qendrën për mjekësi radioaktive, pasi ruteniumi 106 përdoret për shembull në terapi të kancerit për tumoret e syrit.

IRSN fillimisht kishte menduar se materiali radioaktiv mund të kishte ardhur nga ndonjë satelit i pajisur me termo-gjenerator që përmbajnë ruteninë që u shpërbë në atmosferë, por hetimi i IAEA-së ka konkluduar se asnjë satelit që përmban ruteninë nuk ka rënë në tokë gjatë kësaj periudhe.

Pasi kishte kontaktuar kolegët e tij rus, ata nuk kishin pranuar se ka ndodhur ndonjë gabim në lirimin e një sasie të tillë ndotje radioaktive, ndërsa një zëdhënëse për Ministrinë e Emergjencave ruse tha për Reuters se ajo nuk mund ta komentojë rastin tani.

Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim për këtë rrjedhje nga Agjencia e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore.

Vendet evropiane kanë marr masa dhe janë duke e monitoruar ajrin gjithë kohën./Lajmi.net/

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar