Një rrugë me emrin e Rihannës në ishullin e saj të lindjes

Një rrugë me emrin e Rihannës në ishullin e saj të lindjes
Loading...

Rihanna është nderuar me një emër rruge në vendlindjen e saj, Barbados. Qeveria e ishullit ndryshoi zyrtarisht emrin e rrugës ‘Westbury New Road’ në ‘Rihanna Drive’ për nder të RiRi.

Rihanna jetoi në një shtëpi të vogël në këtë rrugë deri në moshën 16-vjeçare, kohë në të cilën u largua nga vendlindje për t’ju përkushtuar karrierës muzikore.

As familja e saj nuk jeton më aty, por shtëpia e vogël prej druri është kthyer në një atraksion të vërtetë për turistët që vizitojnë ishullin.

30 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | ShowBiz

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar