NRG Band favorit për çmimin e grupit më të mirë në Kënga Magjike?

NRG Band favorit për çmimin e grupit më të mirë në Kënga Magjike?
Loading...

Situata në skenën e muzikore preferon që artistët për arsye të përfitimeve të qëndrojnë të vetmuar dhe kështu shumë grupe të njohura janë shuar e nuk kanë vazhduar veprimtarinë.

Artistë të ndryshëm kanë përfituar nga ndarjet, e disa të tjerë janë tretur me kohën.

Por, një grup që i ka shpëtuar kohës më shumë se një dekadë është pikërisht NRG Band. Djemt e grupit kanë qenë gjithmonë të bashkuar dhe i kanë mbijetuar suksesshëm kohës, hit pas hiti.

Ata janë rikthyer pas 10 vitesh në festivalin Kënga Magjike me projektin “Gocat me Martini”, një këngë mjaft e pëlqyer nga publiku.

Sipas njohësve të muzikës në Shqipëri dhe gazetarëve të shoubizit, NRG band është pa dyshim një nga fituesit e çmimeve për grupin më të mirë, por edhe pretendent për çmime tjera me rëndësi në festival.

Kujtojmë se çmimet në Kënga Magjike ndahen me vlerësim të jurisë, kurse çmimi kryesor nga vlerësimi i artistëve.

Ndryshe, grupi i njohur po vazhdon punën në projekte të reja. Ata njihen për hitet si “Ajo M’kalli”, “Mos u Nal” etj./Lajmi.net/

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Entertainment

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar