Pakistan, 4 të vrarë nga sulmi kamikaz mbi një makinë ushtarake

Pakistan, 4 të vrarë nga sulmi kamikaz mbi një makinë ushtarake
Loading...

Të paktën katër persona janë vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë kundër një makine ushtarake në periferi të qytetit jugperëndimor të Pakistanit, Kueta.

Oficeri i policisë në Kueta, Abdur Razzaq Cheema, tha se makina ushtarake, me të cilën udhëtonte një kolonel i forcave të armatosura të Pakistanit, ishte e parkuar afër një stacioni të autobusëve, kur ka ndodhur sulmi.

Por, në momentin e sulmit, koloneli nuk ishte në makinën e tij.

Muhammad Khurasani, zëdhënës i grupit, Tehrik Taliban Pakistan, nëpërmjet një e-maili dërguar mediave, ka pretenduar se talebanët pakistanezë e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Autoritetet thanë se të gjithë të vrarët ishin civilë, ndërsa mes të plagosurve ishin katër pjesëtarë të forcave të sigurisë së Pakistanit.

25 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar