Pakistan, policia ka çmontuar bombën në makinën e gazetarëve

Pakistan, policia ka çmontuar bombën në makinën e gazetarëve
Loading...

Forcat e sigurisë së Pakistanit i kanë marrë në pyetje katër gazetarë, lidhur me rastin e automobilit ku gjendeshin ata, pasi policia e kishte çmontuar një bombë magnetike nga ky automobil.

Gazetarët, përfshirë korrespondentin e Radios Evropa e Lirë, Farhad Shinwari, dje e kishin huazuar këtë makinë dhe po udhëtonin për në Khyber Pass, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, për të raportuar për një ngjarje.

Gazetarët thanë se ata nuk kishin njohuri për eksplozivin, që ishte vërejtur nga dy kolegë të tyre, që me makinë tjetër udhëtonin pas tyre.

Zyrtarë të sigurisë thanë se dukej se bomba ishte e “prodhimit lokal” pakistanez dhe sikur të kishte eksploduar, do t’i vriste udhëtarët dhe do të shkaktonte viktima të tjera.

25 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)/REL

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar