Panik në Londër, evakuohen qindra persona pas raportimit për të shtëna

Panik në Londër, evakuohen qindra persona pas raportimit për të shtëna
Loading...

Policia britanike është përfshirë në një operacion të gjerë për evakuimin e qindra personave në një nga rrugë më të populluar të Londrës atë Oksford pas raportimeve se një person i armatosur ishte në arrati. Lajmi ka shkaktuar panik të madh mes njerëzve që kanë qenë të shumtë në rrugë në këtë të premte të zezë që njihet për dyndjen e njerëzve nëpër dyqane për të përfituar nga uljet  çmendura të çmimeve.

“Policia është përgjigjur sikur incidenti të jetë një ngjarje terroriste. Oficerë të armatosur dhe të paarmatosur janë në vendngjarjen dhe po bashkëpunojnë me policinë rrugore”, ka deklaruar Scotland Yard.

Edhe pse deri tani nuk është vërtetuar asnjë nga raportimet e mbërritura në polici, situata ka krijuar një gjendje emergjence në kryeqytetin britanik.

24 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar