Pas Ambasadorit Francez edhe Ambasadori Slloven në vizitë në Sh.B Logos-A

Pas Ambasadorit Francez edhe Ambasadori Slloven në vizitë në Sh.B Logos-A
Loading...

Sot në SHB “Logos-A” ishte për vizitë Ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Shkëlqesia e tij Dr. Milan Jazbec. Ai u mirëprit nga drejtori i Logos-A, z.Adnan Ismaili. Drejtori Ismaili e njoftoi ambasadorin mbi librat dhe botimet të cilët Logos-A tash e ca vite i nxjerr në dritë për lexuesit. Theks të veçantë gjithashtu iu kushtua edhe botimeve të cilët Shtëpia Botuese “Logos-A” i ka përkthyer pikërisht nga autorët sllovenë, që ishte një befasi e këndshme për Ambasadorin slloven.

Ambasadori ngeli i kënaqur nga kjo vizitë dhe me ecurinë e veprimtarisë botuese të Logosit, duke shprehur edhe gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen me Shtëpinë Botuese “Logos-A”.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar