Pas lajmit se Bilall Kasami nuk do të jetë pjesë e qeverisë – fillojnë largimet e para të aktivistëve!

Pas lajmit se Bilall Kasami nuk do të jetë pjesë e qeverisë – fillojnë largimet e para të aktivistëve!
Loading...

 

Pas paralajmërimit ditë më parë se fraksioni i udhëhequr nga Bilall Kasami – Llërca nuk do të jenë pjesë e qeverisë reformatore, aktivistët e disa nëndegëve të po të njëjtit fraksion – tanimë kanë filluar të ikin nga Kasami. Ikjet e mëdha që kanë filluar të ndodhin në këtë grup tani më vetëm i kanë dhënë efektet e para, ku pritet që brenda javës tjetër edhe publikisht të përfundojë ky klan joformal. “Na thanë se në mars do të jemi në qeveri dhe ne u rreshtuam andej, por doli se na kanë mashtru”, përgjigjet një aktivist që dëshiron të mbetet anonim. Sipas po të njëjtit burim, marrim vesh se disa nga këta aktivistë të cilët dëshirojnë të mbeten anonim deri më tani, thonë se “Kjo që na ka ndodhur me këtë klan – pra klani Llërca, është tradhtia e dytë e radhës që kemi përjetuar – ata na kanë mbajtur me kërcënime dhe me mashtrime të ndryshme se do të bëhemi pjesë e qeverisë”.
Një aktivist tjetër po nga i njëjti fraksion duket tepër i revoltuar nga mashtrimet e Bilallit, duke u përgjigjur kështu: “Ata na kanë tradhtuar shumë keq, gati se 4 muaj na kanë mbajtur peng të mashtrimeve dhe dredhive politike, duke na thënë se shumë shpejt do të hyjmë në qeveri – mos ikni na thoshin, na përpiluan edhe lista punësimesh – u bënë si enti i punësimeve, bile-bile na i kanë marrë edhe diplomat, duke na thënë se po ju sistemojmë në punësime; kjo është tradhti e madhe….”, thotë aktivisti i këtij fraksioni nga Zhelina e Tetovës. Disa aktivistë po nga ky fraksion kanë paralajmëruar se nga dita e shtunë – ditën kur u mashtruam së fundmi nga Bilalli, së shpejti do të largohemi dhe do të ikim nga ky klan që na tradhtuan ku ta dish për të satën herë.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar