Tash e një kohë, ‘Stupcat’ janë të angazhuar në serialin vendor “Egjeli”, ku me skeqet e tyre humoristike kanë bërë për vete publikun.
Këto ditë, Stupcat ‘Egjeli’ dhe ‘Gjirafa.com’ kanë arritur një marrëveshje të re, atë që premiera e serialit të dalë në platformën ‘Gjirafa’.
Ekipi i emisionit ‘Mirage’ ishte i pranishëm në eventin që organizuan dy palët për të mësuar më shumë detaje rreth kësaj marrëveshje.
Ndër të tjera, aktorët zbuluan edhe një detaj që është befasi për publikun, ata treguan që pas pauzës 2 vjeçare po kthehen në ekran për festat e fundvitit.
Për të mësuar detaje rreth këtij projekti, për atë se ku do t’i shohim ‘Stupcat’ natën e Vitit të Ri dhe në bashkëpunim me kë realizohet ky projekt, ndiqeni videon e mëposhtme nga minuta 7:26. /Lajmi.net/
Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Entertainment