Pas RDK-së, tani Sela e përçan edhe Unitetin (VIDEO)

Pas RDK-së, tani Sela e përçan edhe Unitetin (VIDEO)
Loading...

Nuk ka të ndalur përçarja e partive shqiptare nga kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela, i cili për qëllim final ka shkrirjen e tyre në një parti të vetme ku kryetar dëshiron të jetë vetëm ai. Pas përcarjes së RDK-së, tani fati i njëjtë po e ndjek edhe partinë Uniteti. Ditë më parë sekretari i kësaj partie, Muhamed Ismaili papritmas dha dorëheqje. Por kjo dorëheqje vjen vetëm disa ditë pas deklaratave kontradiktore me bashkëpartiakët e tij, disa prej të cilëve kanë pranuar të shkrihen në partinë e Selës

Muhamed Ismaili ishte kategorik kundër shkrierjes së partisë së tij në një parti me RDK-në e Vesel Memedit dhe LR-PDSH-në e Ziadin Selës. Por kjo nuk është pika e vetme në të cilën janë përplasur partnerët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët. Muhamed Ismaili doli edhe kundër deklaratës që Vesel Memedi e kishte bërë duke e quajtur kryeplak kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. Në videon më poshtë mund të ndiqni deklaratën e Muhamed Ismailit kundër shkrirjes së UNITETI-t me LR-PDSH-në.
Video: http://www.dailymotion.com/video/x5fdw4c

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar