Pas skandalit, shtatë anëtarë të KSHZ-së dhanë dorëheqje

Pas skandalit, shtatë anëtarë të KSHZ-së dhanë dorëheqje
Loading...

Anëtarja e KSHZ-së që vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneve e cila në opinion njihet për keqpëdorime të shumta të mjeteve të transportit, tashmë zyrtarish ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Me dorëheqjen e Bonevas, numri i dorëheqjeve në KSHZ arrin në shtatë, raporton Portalb.mk.

“Nga dita e zgjedhjes e deri më sot, me vetëdije dhe me përgjegjësi dhe në pajtueshmëri me ligjin kam kryer funksionin tim. Javën e kaluar anëtarët e KSHZ-së u përballën me një lloj tipik të akuzave për korrupsion, të pabaza dhe njëkohësisht u përballëm me gjykime edhe pse punuam në mënyrë ligjore, se ne kemi qenë jonormal. Për shkak të këtyre arsyeve dhe për shkak të rruajtjes së integritetit njerëzor e dorëzoj këtë dorëheqje dhe ju faleminderoj për besimin e deritashëm”, thuhet ndër të tjerash në dorëheqjen e Bonevas, raporton Portalb.mk

Përndryshe, Sillvana Boneva në opinion u bë e njohur pasi që si anëtare e KSHZ-së ka keqpërdorur mjetet e transportit duke bërë që për një ditë të harxhojë 100 euro vetëm për lëndë djegëse apo rreth 9,700 denarë, këto para ajo i ka inkasuar gjatë periudhës kohore dhjetor 2015 – korrik 2016. Inkasimi i të hollave u bë pasi që u publikuan të dhënat e harxhimeve të saja, ngjashëm sikurse tash, kur u diskutuar shpërblimi i anëtarëve të KSHZ-së në vlerë prej nëntë pagave mujore.

Ndryshe, krahas Bonevas, dorëheqje kanë dorëzuar edhe nënkryetari i KSHZ-së, Rexhep Prekopuca, anëtari nga radhët e ekspertëve Atanas Urumov, anëtarët Subhi JakupiVioleta Duma dhe Igor Milev si dhe kryetari, Aleksandar, anëtarët  Çiçakovski.

Në funksion ngelin anëtarja e Lëvizjes BESA, Ermira Asani Salija dhe anëtari i propozuar nga VMRO-DPMNE, Sashko Sërcev.

Dorëheqjet vijnë pas shumë reagimeve në opinion, pasi që ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli deklaroi se: “Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të fundit në Maqedoni ka shpërblyer veten me 9 rroga shtesë”. Ndaj kësaj reagoi KSHZ duke thënë “se kompensimet janë marrë në baza ligjore”. KSHZ vendosi njëzëri që “vendimin për 9 rrogat ta publikojnë në uebfaqe por që paratë nuk do të kthehen”.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar