Pas skenarit të Kumanovës a mos edhe klani i Çairit në BDI ka skenar të njëjtë?

Pas skenarit të Kumanovës a mos edhe klani i Çairit në BDI ka skenar të njëjtë?
Loading...

 

Disa vite më parë ishte vrarë Komandant Shqiponja – kryetar i atëhershëm i degës Kumanovë-BDI, gjithë kjo vrasje ishte fatkeqësi e madhe ku funksionarët e BDI-së ishin acaruar se kush do ta udhëheq degën e Kumanovës – ku fatkeqësisht u vra komandant Shqiponja. Javë më parë në Reçicë të Vogël të Tetovës, afër selisë qendrore të BDI-së, ndodhi përsëri një vrasje mes funksionarëve të BDI-së dhe shkak i kësaj përleshjeje përsëri ishte se kush do ta udhëheq degën e Kumanovës. Ngjarjet e fundit që po ndodhin mes funksionarëve të partisë së Ahmetit është një dëshmi e radhës se këta persona dertin e vetëm e kanë kontrollin në poste partiake dhe aspak ti shërbejnë popullit. Pas përplasjeve të degës së Kumanovës ku brenda një periudhe të shkurtër u vranë 2 funksionarë të BDI-së dhe miqtë e afërt të Ali Ahmetit, a mos vallë i njëjti skenar po përgatitet edhe për degët tjera të kësaj partie, ku një kohë të gjatë dihet se dega e Çairit ka përplasje dhe fërkime të mëdha se cili klan do ta udhëheq degën e partisë, klani i Ahmetit apo klani i Shkupit. Askush nuk dëshiron që më të ketë vrasje mes vëllezërve shqiptarë, aq më pak vrasja të jetë për arsye postesh apo kontrolle partiake – ku ta dish BDI-ja ndoshta do të përfundoj duke u vrarë mes vete dhe kjo mund të jetë e keqja e hidhur për shqiptarët.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar