Pavarësisht sulmit në xhaminë egjiptiane, sufistët do ta kremtojnë ditëlindjen e Muhamedit

Pavarësisht sulmit në xhaminë egjiptiane, sufistët do ta kremtojnë ditëlindjen e Muhamedit
Loading...

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së premtes, që besohet gjerësisht të jetë ndërmarrë sepse sufistët faleshin tek xhamia Al-Rawdah në një fshat me të njëjtin emër.

Sufistët janë anëtarë të një lëvizjeje mistike brenda Islamit dhe shihen si heretikë nga ekstremistët islamistë.

Sufistët thanë se do të shënojnë ditëlindjen e Muhamedit të premten e ardhshme në gjithë vendin dhe në xhaminë Al-Hussein të Kajros, një nga objektet më me peshë në Egjipt, përcjell GSh.

Sipas urdhrit të Presidentit Abdel-Fattah el-Sissi, Egjipti po mban tre ditë zi për masakrën që ndodhi kur imami ishte gati të fillonte lutjet.

Duke thirrur Allahu Akbar, Zoti është i Madh, 25 deri në 30 ekstremistë hapën zjarr dhe hodhën granata ndaj rreth 500 vetëve që ishin në xhami.

Presidenti el-Sissi, tha se sulmi “nuk do të kalojë pa u ndëshkuar”, por nuk saktësoi se çfarë hapash do të merren.

 

 

 

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar