PD me rezolutë, kundër dhunës në familje

PD me rezolutë, kundër dhunës në familje
Loading...

Partia Demokratike kërkon mocion me debat për dhunën në familje. Deputetja Albana Vokshi ka zbardhur rezolutën me të cilën i është drejtuar Kuvendit. Sipas saj, me propagandë, Qeveria po tenton të mbulojë dështimin spektakolar të saj për të mbrojtur gratë e fëmijët, pa kërkuar ndjesë se në 4 vite qeverisje nuk arritën të mbrojnë asnjë viktimë të dhunës në familje, një prej tyre edhe gjykatëse.

Me nismën e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë do të zhvillohet në 4 dhjetor një mocion me debat për masat kundër dhunës në familje.  Nismëtarë të rezolutës janë 10 deputetë demokratë, mes të cilëve edhe Kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha.  Debati i 4 Dhjetorit përkon me Ditët ndërkombëtare të Sensibilizimit Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, 25 Nëntor- 10 Dhjetor.

“Këto janë ditët, kur ne nuk duhet të heshtim. Këto janë ditët për të reaguar njëzëri kundër dhunës qeveritare, që fillon nga Kryeministri edhe përhapet si epidemi në të gjitha format e saj në çdo institucion!” – u shpreh Albana Vokshi, një nga hartueset e rezolutës së paraqitur nga Partia Demokratike.

Zonja Vokshi vë në dukje se “nëpërmjet propagandës qeveria po tenton të mbulojë dështimin spektakolar të saj për të mbrojtur gratë e fëmijët, pa kërkuar ndjesë se në 4 vite qeverisje nuk arritën të mbrojnë asnjë viktimë të dhunës në familje, një prej tyre edhe gjykatëse”.

Një aspekt tjetër i dështimit të qeverisë, siç shkruan zonja Vokshi në një status në Facebook, është mbrojtja e  fëmijëve dhe grave, që trafikohen dhe shfrytëzohen prej 5 vitesh në fushat me kanabis dhe në landfillet e plehrave.

“Qeveria ka dështuar të vendosë në funksionim mekanizmin për mbrojtjen e grave nga dhuna, sepse Policinë dhe institucionet i vuri në shërbim të trafikut të drogës dhe bandave kriminale”- theksoi Albana Vokshi.

26 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar