PD: Pse Elona Gjebera ka udhëtuar me makinën e drogës së Habilajve

PD: Pse Elona Gjebera ka udhëtuar me makinën e drogës së Habilajve
Loading...

Në emër të Partisë Demokratike, deputetja Dhurata Çupi​ vazhdon akuzat në drejtim të ish-ministres së Brendshme, aktualisht deputete e PS, duke thënë se Elona Gjebrea ka udhëtuar më shumë se një herë në makinën e drogës së Habilajve. Në një deklaratë për mediat, Çupi​ kërkon që Elona Gjebrea të bashkëpunojë me drejtësinë dhe tu japë përgjigje një sërë pyetjesh në lidhje me Habilajt dhe trafikun e armëve dhe drogës në drejtim të Italisë dhe Greqisë.

Deklarata e plotë e Dhurata Çupit

Deputetja Elona Gjebrea, krahu i djathtë i Saimir Tahirit për katër vjet në krye të Ministrisë së Brendshme, ka disa ditë që shmang pyetjen e thjeshtë, nëse ka udhëtuar në Greqi me makinën e vëllezërve Habilaj.

Dje, ajo refuzoi me arrogancë t’u përgjigjet pyetjeve direkte të gazetarëve për këtë çështje. Arsyeja është e thjeshtë: Elona Gjebrea ka udhëtuar më shumë se një herë në makinën e drogës së Habilajve.

Prandaj Elona Gjebrea duhet që të sqarojë publikisht:

  • Pse udhëtoi privatisht për në Greqi?
  • Pse në këto udhëtime nuk mori makinën dhe shoferin e saj?
  • Pse nuk udhëtoi qoftë edhe me makinën e saj private?
  • Pse zgjodhi të udhëtojë me makinën e Habilajve?

 

Zonja Gjebrea duhet gjithashtu t’i përgjigjet pyetjes:

  • A është takuar ndonjëherë me Habilajt?
  • Nëse po, përse është takuar?

Zonja Gjebrea duhet gjithashtu të sqarojë opinionin publik:

  • Si Koordinatore Kombëtare Kundër Trafikimit a ka qenë ajo e informuar për trafikun masiv të drogës dhe të armëve nga Shqipëria në Itali dhe Greqi?
  • Cilët drejtues të lartë të shtetit ka informuar?
  • Çfarë masash ka marrë ajo për këtë gjë?

Si deputete e Kuvendit të Shqipërisë ajo sot duhet të përgjigjet edhe për një pyetje tjetër:

  • A ndjen kjo përfaqësuese e popullit ndonjë përgjegjësi morale dhe politike për lulëzimin e krimit dhe të drogës në Shqipëri gjatë katër viteve që ajo ishte numër 2 i Ministrisë së Brendshme?

Është koha që Elona Gjebrea të përballet me përgjegjësitë e veta. Krimi në Shqipëri lulëzoi, se me të u bë palë direkt apo indirekt e gjithë qeveria, përshi Elona Gjebrean. Cilado qoftë apo jo përgjegjësia penale e Elona Gjebreas, sot është dita që ajo t’i kërkojë falje popullit të saj dhe të bashkëpunojë me drejtësinë.

25 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

 

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar