Perleshje mes grupeve te BDI-se ne Çair, Visar Ganiu dha doreheqje por kërcnohet?

Perleshje mes grupeve te BDI-se ne Çair, Visar Ganiu dha doreheqje por kërcnohet?
Loading...

 

Premtimet gjatë zgjedhjeve lokale të BDI-së në Çair ishin se ata do të punësoj mbi 5000 qytetarë në Çair dhe për këtë arsye propagandën e kishin të emëruar ‘’ Kontrata’’, ku qytetarët nënshkruanin në këtë kontratë me dëshirë se të hënën e parë mbas përfundimit të zgjedhjeve do të punësohen. Pas thyerjes së kontratës së Visar Ganiut me qytetarët ku gjithashtu po flitet se Ganiu është para dorëheqjes nga posti kryetar i komunës, qytetarët sot me të drejt pyesin se ku mbeten premtimet dhe cilat do t; jen; mashtrimet e radhës nga ana e BDI-së. Një qytetarë i Çairit, i cili dëshiron të mbetet anonim, pyet Bujar Osmanin, i cili gjatë zgjedhjeve lokale ka qenë shef shtabi i BDI-së në Çair: O Bujar Osmani, burrec i madh a ishe ti që na premtove se të hënën e parë pas zgjedhjeve lokale do na punësosh bashkë me familjen, ti më ke thanë mu se menjëherë mbas zgjedhjeve të vijmë në komunën e Çairit dhe do të na punësosh mu edhe djalin tim, ku i ke premtimet e kontratës kur kërkojshe vota, edhe sa herë do të na mashtrosh e tradhtosh, injorant i botës je ti dhe Ali tradhtari’’, përfundon qytetari i revoltuar nga Çairi. Vlen të theksohet se BDI në Çair kishte premtuar gati se nga çdo familje në Çair së paku të ketë nga një punësim, ndërsa kjo edhe kësaj radhe nuk po ndodh edhe BDI si shumë hera tjera edhe kësaj radhe tradhtoi banorët e Çairit dhe shqiptarët. Sipas asaj që u tha gjatë zgjedhjeve lokale, çdo person që kishte nënshkruar ‘’kontratën’’ tash më të thyer të Visarit do të gjente vend pune, fatkeqësisht asgjë nga kjo nuk ka ndodhur dhe qytetarët ndjehen përsëri të tradhtuar.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar