Përplasja mes Bilallit dhe vehabistëve të Bekir Halimit, Bilall Kasami nën kontrollin e mjekërrave të Çairit!

Përplasja mes Bilallit dhe vehabistëve të Bekir Halimit, Bilall Kasami nën kontrollin e mjekërrave të Çairit!
Loading...

 

Përplasjet e partisë Besa që filluan disa muaj më parë kanë filluar të qartësohen edhe më tepër, kur në shesh dolën falsifikimet e dokumentacioneve nga ana e Kasamit. Menjëherë pas përplasjeve që përjetoi BESA, në opinion u krijua atmosfera se BESA është ndarë në: Shkup dhe në Besë të Tetovës, duke lëshuar akuza të pabaza dhe të pa argumentuara që rezultoi huti të madhe nëpër strukturat e BESËS. Ajo që po shihet sot është krejtësisht diçka tjetër: Bilall Kasami i paska shërbyer mjekërrave të Beqës nga Shkupi dhe kjo ndarje nuk paskësh qenë ndarje mes Tetovës dhe Shkupit. Siç duket detyrën e kanë kryer dy tetovarët e LLërcës dhe për këtë që të dy janë shpërblyer – fjala është për Adnan Azizin nga LLërca e Tetovës dhe Bilall Kasamin nga po i njëjti fshatë. Sipas asaj që po flitet, si rezultat i kryerjes së detyrës që të dy kanë marr shpërblimin e merituar- Adnan Azizi si peshqesh për kryerjen e detyrës ka emigruar për në Europë – konkretisht në Gjermani duke ikur nga Maqedonia dhe ku ta dish ndoshta për këtë ka marr edhe para të majme për detyrën e kryer, gjersa Kasami si peshqesh për kryerjen e detyrës partinë e lokalizuar të tij në Tetovë i’u ka dorëzuar grupit të mjekërrave të Bekir Halimit nga Çairi, konkretisht Arjanit Hoxhës dhe Kastriot Rexhepit. Sipas asaj që thuhet, Kasami nga Llërca e Tetovës, si shpërblim për kryerjen e detyrës me sukses, Arjanit Hoxhën e ka emëruar Sekretar Gjeneral të partisë ndërsa Kastriot Rexhepin – nënkryetar të partisë, të dy nga të ardhur nga Prespa ndërsa jetojnë dhe ‘’shërbejnë’’ në Shkup. Shumë aktivistë të Besës nga Tetova, të revoltuar nga kjo situatë pyesin: O Bilall a përsëri na mashtrove, partinë ja dorëzove mjekërrave të Beqës – vehabistë, ti je kukull e dirigjuar nga mjekërrat e Çairit etj. Opinioni bashkë me aktivistët e denjë të BESËS, tani më e kanë të qartë fotografinë e krijuar: Kasami është nën kontroll të mjekërrave dhe përplasja nuk paska qenë Shkup – Tetovë.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar