Përplasjet e fundit në BDI: Luftë e ashpër mes Hazbi Likës dhe Musa Xhaferit!

Përplasjet e fundit në BDI: Luftë e ashpër mes Hazbi Likës dhe Musa Xhaferit!
Loading...

Për përplasjet dhe çarjet e brendshme, që po ndodhin brenda partisë së Ali Ahmetit, janë të njoftuar të gjitha degët brenda strukturave të BDI-së. Sipas disa burimeve brenda BDI-së, të cilat dëshirojnë të mbeten anonime, marrim vesh se përçarja mes krahut të Hazbi Likës dhe krahut të Musa Xhaferit është duke reflektuar edhe nëpër strukturat e kësaj partie, ku nga njëra anë disa degë e përkrahin Hazbi Likën, ndërsa pjesa tjetër e degëve partiake e mbështet krahun e Musa Xhaferit, pra Blerim Bexhetin. A do ta merr përkrahjen Musa Xhaferi nga Ali Ahmeti për shkarkimin e komandant Çelës? Sipas këtij burimi mirë të informuar brenda strukturave të BDI-së, marrim vesh se Musa Xhaferi ka kërkuar nga Ali Ahmeti që sa më parë ta shkarkojë Çelën nga pozitat partiake dhe shtetërore. Se a do të ndodh një gjë e tillë mes Likës dhe Xhaferit, kjo do të shihet ditëve në vijim, kur pritet që kjo parti ta mbajë edhe kongresin e saj partiak.
Sipas informacioneve jozyrtare, marrim vesh se Musa Xhaferi ka filluar të marrë terren nëpër institucionet shtetërore, duke i instaluar larguar përkrahësit e Çelës nga postet shtetërore dhe në vend të tyre Xhaferi ka filluar t’i instalojë përkrahësit e tij. Kjo gjë gjithashtu po vërehet edhe nëpër rrjetet sociale ku shumë aktivist të kësaj partie janë ndarë në dysh – disa e përkrahin Çelën, ndërsa disa të tjerë po përkrahin Blerim Bexhetin e Musa Xhaferit./shkupipress.info

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar