Përplasjet në Degën e Kumanovës-BDI: Nazmi Beqiri versus Feriz Dervishi

Përplasjet në Degën e Kumanovës-BDI: Nazmi Beqiri versus Feriz Dervishi
Loading...

 

Problemet brenda degës Kumanovë në BDI edhe më tepër u acaruan, ku menjëherë pas vrasjes së Bellanocës, njëri ndër themeluesit e parë të BDI-së dhe shoku i afërt i Ali Ahmetit nga Kumanova, Nazmi Beqiri reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetin social – facebook, ku kritikoi ashpër kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin duke i thënë se çfarë komandanti është Ali Ahmeti që nuk mund ti ndal vrasjet partiake brenda BDI-së. Shumë zëra brenda BDI-së në Kumanovë, thonë se shkaku i vrasjes së Bellanocës ishin fërkimet dhe problemet e brendshme disa vjeçare në këtë degë – midis dy fraksioneve – pra grupit mes Nazmi Beqirit dhe grupit të Feriz Dervishit. Sipas informacioneve jozyrtare, informacione këto brenda strukturave të BDI-së në Kumanovë, të cilat dëshirojnë të mbeten anonim: përçarjet dhe problemet e brendshme brenda degës së Kumanovës – BDI, janë midis dy grupeve tani më të ndara, si dy fraksioneve në degë: grupi i Nazmi Beqirit dhe grupi i Feriz Dervishit. Ajo që thuhet nga shumë zëra nga funksionarët e BDI-së në Kumanovë, Ali Ahmeti është duke përkrahur fuqimisht grupin e Dervishit duke i kërkuar nga këta të fundit që ta kontrollojnë degën, gjersa Ahmeti hapur ka kërkuar nga funksionarët e afërt të tij në Kumanovë, që të eliminohet politikisht shoku i tij i vjetër nga lufta – njëri ndër themeluesit e parë të BDI-së, Nazmi Beqiri. Ditë më parë nëpër rrjetet sociale u përhap një bisedë e bombave të opozitës së atëhershme LSDM, ku ish-shefi i shërbimit sekret Saso Mihajkov, gjatë një bisede thotë se: Feriz e nash çovek ( Ferizi është njeri ynë), a thua vallë për çfarë arsye Ali Ahmeti insiston që njeriu i Mihajkovit ta kontrolloj degën e Kumanovës?

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar