A po vret BDI funksionarët, kush ishte personi që kishte siguruar Ali Ahmetin të hyjë në Kumanovë!

A po vret BDI funksionarët, kush ishte personi që kishte siguruar Ali Ahmetin të hyjë në Kumanovë!
Loading...

 

Problemet e brendshme që po përjeton partia e Ali Ahmetit nuk kanë të ndalur, ku gati se çdo ditë shohim se funksionarët e kësaj partie për një post partiak mund edhe të vriten. Fatkeqësisht kjo gjendje alarmante po vërehet në shumë degë të partisë së Ahmetit, ku pas vrasjes së komandant Shqiponjës në vitin 2015, para disa javëve në afërsi të selisë së BDI-së pra në Reçicë të Vogël, pas një përleshjeje të armatosur mes funksionarëve të BDI-së dega Kumanovë, kishte mbetur i vrarë Naip Rexhepi – Bellanoca, funksionarë dhe aktivistë i BDI-së në degën e Kumanovës. E keqja e madhe po mbisundon në atë se fatkeqësisht kjo parti, gjithë këto fërkime, përplasje por edhe fatkeqësive nga më të ndryshmet, a mos vallë po e bëjnë për poste partiake – kjo është dhimbja që sot po përjeton shqiptari i rëndomtë. Pas gjithë kësaj që ndodhi dhe vazhdon ende të ndodh në këtë parti, tash nëpër degë të tjera të saj, pyetja që duhet parashtruar e cila mbetet mister i radhës është kjo: Kush ishte personi që e siguroi Ali Ahmetin në Kumanovë atëherë kur Alia nuk mund të hynte në këtë qytet? , Kush ishte personi që gjatë zgjedhjeve kur Ali Ahmeti kishte hyrë në Kumanovë kishte qëndruar pranë tij dhe për sigurimin e Ahmetit?. Sipas informatave jozyrtare të cilat dëshirojnë të mbeten anonim, personi që kishte qëndruar pranë Ali Ahmetit dhe brenda veturës së tij për të siguruar kryetarin e BDI-së që të hyjë në Kumanovë, ishte pikërisht Naip Rexhepi – Bellanoca i cili fatkeqësisht mbeti i vrarë pas përleshjeve që përjetuan funksionarët e BDI-së në Reçicë të Vogël, tash shumë kush pyet se: pas kësaj vrasjeje kush do ta ketë fatin?.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar