Post: Zaev e len Aleancën pa asnjë ministri, Sela lëshon qeverinë?

Post: Zaev e len Aleancën pa asnjë ministri, Sela lëshon qeverinë?
Loading...

Ziadin Sela mbetet pa ministrinë e Shëndetësisë dhe e mundur është që Aleanca për shqiptarët (ASH) të del nga qeveria, mëson POST.mk nga funksionar i lartë i LSDM-së.

Në takimin e fundit mes partnerëve qeveritar në tryezë është vendosur madje që resori Shëndetësi të shkojë tek LSDM-ja, ndërsa ASH të mbetet pa ministri. Nga Aleanca për POST.mk brifojnë se insistojnë në shpërndarjen fillestare të resorëve, por nuk ka qëndrim konkret nëse do të mbeten në Qeveri pa pozicion eventual ministror. Nga atje shtojnë se nëse kryeministri Zoran Zaev është i vendosur që Aleanca të del nga Qeveria, atëherë atë do duhet t’ia thotë personalisht Selës.

Kryeministri Zaev në Prishtinë tha se sonte do të ketë takim me partnerët e koalicionit dhe shpreson se është i fundit që të mund të dërgojnë emrat e kandidatëve në Kuvend.

Por, nga atje shpresojnë edhe në një takim mes Zaevit dhe Selës, pasi lideri i tyre të dielën kthehet nga SHBA.

Nëse Aleanca do të mbetet në Qeveri, do të bëhet më e qartë pas takimit të sontëm mes partnerëve të koalicionit apo do të pritet kthimi i Selës nga SHBA-të. (M.T)

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar