Presidenti Sisi: Egjipti po ballafaqohet me terrorizëm

Presidenti Sisi: Egjipti po ballafaqohet me terrorizëm
Loading...

“Egjipti po ballafaqohet me terrorizëm”, tha presidenti Sisi gjatë një deklarate në televizion.

Ai e ka mbajtur një mbledhjetë jashtëzakonshme të sigurisë menjëherë pas sulmit dhe ka shprehur përkushtim “për tu përgjigjur ndaj këtij akti terrorist me forcë të ashpër kundër këtyre terroristëve”.

Ushtria e Egjipitit sot ka njoftuar se ka ndërmarrë sulme ajrore kundër disa makinave që janë përdorë në sulmin e djeshëm në një xhami sufi, në pjesën veriore të Gashishullit Sinai.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm, por autoritetet konsiderojnë se përgjegjës për këtë është një grup lokal i afërt me grupin ekstremist, Shteti Islamik. Ekstremistët sunitë myslimanë, përfshirë militantët e Shtetit Islamik, konsiderojnë se pjesëtarët e grupit religjioz sufi janë të pafe.

Pas këtij sulmi, presidenti amerikan, Donald Trump, në rrjetin Twitter ka shkruar se “bota nuk mund ta tolerojë terrorizmin, ne duhet tu shkaktojmë disfatë atyre ushtarakisht dhe ta diskreditojmë ideologjinë ekstremiste, që krijon bazë për ekzistencën e tyre”.

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar