Princi Harry dhe Meghan Markle fejohen, caktohet dasma

Princi Harry dhe Meghan Markle fejohen, caktohet dasma
Loading...

Princi Harry, 33 vjeç dhe Meghan Markle, 36 vjeçe kanë dhënë lajmin e shumëpritur. Ata u fejuan dhe njoftimi është dhënë nga Clarence House. Çifti u takua vitin e kaluar dhe lidhja e tyra u konfirmua nga Kensington Palace në nëntor, disa muaj pas spekulimeve.

Ajo që dimë rreth dasmës së Princit Harry dhe Meghan Markle është se do të bëhet në pranverën e vitit 2018. Clarence House tha në një deklaratë:-“ Lartësia e Tij Mbretërore, Princi i Uellsit është i kënaqur që njofton fejesën e Princit Harry me znj. Meghan Markle. Dasma do të zhvillohet në Pranverën 2018. Detajet e mëtejshme rreth ditës së dasmës do të shpallen në kohën e duhur.”

Princ Harry e ka projektuar unazën sipas dëshirës së tij, e ndërsa për ta bërë më unike këtë gjë, gurët e diamantit i ka marrë nga një bizhuteri e nënës së ndjerë, princeshë Dianës.

27 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | ShowBiz

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar