Pritet formimi i disa partive të reja politike – Ja kush qëndron pas këtyre partive të reja politike!

Pritet formimi i disa partive të reja politike – Ja kush qëndron pas këtyre partive të reja politike!
Loading...

 

A qëndron Ali Ahmeti pas formimit të disa partive të reja politike? – Kjo është pyetja e radhës që është duke u diskutuar mes shumë analistëve politik. Skenës politike shqiptare në Maqedoni priten t’i bashkëngjiten disa partive të reja, disa nga këta parti mund të jenë edhe grupe lokale – apo parti lokale që kanë mision dëmtim e faktorit shqiptarë në Maqedoni. Ky fenomen si duket nuk ka për tu ndaluar asnjëherë tek shqiptarët e Maqedonisë, duke qenë vigjilent se gati se çdo vjet skenës politike i bashkëngjiten formacione të reja shqiptare. Sipas disa analizave të bëra në terren dhe në kontakte e sipër me analistë të mirëfilltë politik në vend, një ndër krijuesit dhe shtytësit për formimin e partive të reja politike në vend është vet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili me krijimin e disa blloqeve shqiptare dhe dobësimin e trupit votues tek shqiptarët – ka mision që ta dëmtoj faktorin shqiptar. Kjo gjë mund të ilustrohet kështu: javëve të fundit janë përhapur shumë zëra nëpër portale dhe opinion krijues të ndryshëm se skenës politike do ti bashkohen disa parti të reja- fjala është për shokun e vjetër të Ali Ahmetit, atdhetarin Gafur Adilin. Përveç Adilit, skenës politike pritet ti bashkohet edhe një parti e re – e krijuar nga ish-ministri Xhelil Bajrami – i cili edhe publikisht doli me emrin e partisë e cila pritet të ketë emrin: Partia e Popullit (PP). Këto manovrime dhe taktizime politike për dëmtimin e faktorit politik shqiptar, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i ka realizuar edhe më herët, me formimin e partisë ‘’Uniteti’’ të udhëhequr nga ish shoku i vjetër i tij – Gëzim Osteni. Ali Ahmeti nuk është ndalur vetëm me kaq, ai përpos formimit të partisë së Adilit, Xhelil Bajramit, Gëzim Ostrenit, kryetari i Bdi-së i ka ndihmuar edhe riaktivizimit të RDK-së nga Vesel Memedi. Pra përveç se është kryetar i partisë blu, vlen të theksohet se Ahmeti mund ti mbaj nën kontroll partinë e Vesel Memedit, Adilit, Ostrenit dhe Xhelil Bajramit.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar