“Protestoj Shqip”: Sot tre vite më parë, filloi rrënimi i regjimit të VMRO-së, shqiptarët përkujtojnë protestën 13 qershorit në Shkup

“Protestoj Shqip”: Sot tre vite më parë, filloi rrënimi i regjimit të VMRO-së, shqiptarët përkujtojnë protestën 13 qershorit në Shkup
Loading...

 

 

 

Sot është përvjetori i 3-të i protestës së organizuar nga Këshilli Organizativ për Marshin Protestues të 13 qershorit të vitit 2015 me moton “Protestoj Shqip”, ku Lëvizja BESA me dhe me mbështetjen e shumë intelektualëve, profesorëve e analistëve, dridhi dhe fundosi regjimin e vjetër VMRO-BDI.

 

 

 

Pjesë nga fjalimi historik i kryetarit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi në protestën e organizuar më 13 qershor të 2015-tës.

 

 

Të respektuara motra e vëllezër!

Me gjithë këtë gjendje të vështirë, me gjithë këtë qasje antishqiptare, me gjithë këtë vasalitet të disa politikanëve shqiptarëve ndaj maqedonasve, bile me gjithë tradhtinë e tyre, përsëri ju them se ka shpresë. Asgjë nuk ka përfunduar. Bile tek tash sa ka filluar. Tek tash do ta marrë vesh Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, por edhe Ali Ahmeti, se nuk mund të tallen më me ne.

 

Prandaj jemi sot këtu që t’ju tregojmë atyre dhe të gjithë të tjerëve që duan e që nuk duan të dëgjojnë e të kuptojnë se ky shtet ose do të bëhet i përbashkët ose i askujt.

Ne nuk do ta durojmë më diskriminimin.

Nuk do ta durojmë më burgun dhe padrejtësinë.

Nuk do ta durojmë më skllavërinë dhe varfërinë.

Nuk do ta durojmë më shpërnguljen dhe nënçmimin.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar