Protestuesi: Vetura e Ali Ahmetit ka shkelur tre protestues (Video)

Protestuesi: Vetura e Ali Ahmetit ka shkelur tre protestues (Video)
Loading...

Protestat e qeta të kumanovarëve kundër ardhjes së kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti në Kumanovë, kanë eskaluar në momentin kur vetura e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti ka bë turr për të shkelur tre protestues, thonë për Express.net dëshmitarë okularë të ngjarjes.

“Qëllimi jonë ishte që përmes protestës së qetë vetëm të shprehim revoltën kundër ardhjes së Ahmetit për shkak të gjitha tragjedive që ai ia solli Kumanovës. Mirëpo në një moment vetura e Ali Ahmetit mori turr dhe përplasi tre protestues. Fat që ata u larguan me kohë dhe nuk morën lëndime të rënda. Nuk janë paraqitur në mjek nga frika se policia mund t’i arrestojë. Pasi ndodhi ky rast, situata doli jashtë kontrollit dhe protestuesit filluan të gjuajnë me gurë”, thotë për Express një protestues.

“A e urdhëroi Ali Ahmeti shoferin e tij t’i shkelë protestsuesit”, pyet ai.

Policia ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht këtë version të ngjarjes.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar