PSG bën ligjin, Cavani-Neymar “hakmerren” ndaj Monacos

PSG bën ligjin, Cavani-Neymar “hakmerren” ndaj Monacos
Loading...

Janë përherë ata që vendosin ndeshjet e PSG, Neymar dhe Cavani. Në mbrëmjen e principatës ndaj kampionëve në fuqi të Monacos, ligjin e bëjnë dy superyjet e kryeqytetasve që këtë sezon po tregojnë se do të jetë e vështirë që Ligue 1  të ketë konkurencë në garën për titull deri në fund të sezonit. Uruguaiani në pjesën e parë dhe braziliani në të dytën vendosën diktatin në fushën e Monacos që ngushtoi diferencën në pjesën e dytë por nuk shkoi më shumë se kaq. Dy gola që sigurojnë një vazhdimësi të frikshme për parizienët që këtë sezon numërojnë vetëm 2 barazime dhe asnjë humbje në 14 javë kampionat. Mbappe ishte ishi i madh i mbrëmjes franceze dhe ndoshta për këtë arsye sulmuesi që u rrit pikërisht në radhët e Monaco nuk arriti të shënonte. Cavani sigloi rrjetën e 16 sezonale në minutën e 19.

PSG e dominoi ndeshjen por golin e dytë e gjeti vetëm në fillimin e pjesës së dytë teksa Neymar, këtë herë ai ekzekutues i 11-metërshit, nuk fali.

Joao Moutinho dhuroi një magji të vërtetë pak minuta nga fundi por ky gol nuk i shërbeu Monacos të rikthehej në lojë pasi kryesuesit e kampionatit u larguan me 3 pikë nga sfida më e bukur e javës së 14. Kjo ishte edhe një “hakmarrje” e vogël e PSG për titullin që i rrëmbeu Monaco sezonin e kaluar.

26 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar