Qeveria irakiane deklaron fitore ndaj ISIS-it

Qeveria irakiane deklaron fitore ndaj ISIS-it
Loading...

Kryeministri irakian, Haidar al-Abadi, ka thënë se lufta e vendit të tij kundër grupit militant, Shteti Islamik tashmë ka ardhur tek një përfundim i suksesshëm. Abadi ka thënë në Bagdad se i gjithë territori që dikur është kontrolluar nga IS tashmë është rikthyer dhe se kufiri me Sirinë është nën kontrollin e ushtrisë irakiane.

“Armiku ynë dëshironte të vriste civilët tanë, mirëpo ne kemi fituar përmes bashkimit dhe vendosshmërisë”, ka thënë Abadi duke iu referuar përpjekjeve trivjeçare për ta larguar IS-in nga vendi. Të gjitha vendet irakiane janë liruar nga bandat terroriste dhe forcat tona kontrollojnë plotësisht kufirin ndërkombëtar Irak-Siri”, ka konfirmuar përmes një deklarate gjenerali Abdul-Amir Raheed Yar Allah.

Grupi militant Shteti Islamik në 2014-në ka pushtuar një të tretën e shtetit. Në përgjigje të kësaj, qeveria irakiane e mbështetur nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kanë nisur një fushatë kundër tyre.

9 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar