Qytetarët të revoltuar pyesin: Sa punësime janë bërë pas zgjedhjeve në Çair?

Qytetarët të revoltuar pyesin: Sa punësime janë bërë pas zgjedhjeve në Çair?
Loading...

Të hënën ia fillon punës…., ishin premtimet dhe fjalët e Bujar Osmanit dhe Visar Ganiut për qytetarët e Çairit. Premtimet dhe fjalët mbresëlënëse të funksionarëve të BDI-së drejtuar Çairasve gjatë kampanjës zgjedhore nuk kishin të ndalura, në njërën anë nënshkrimet e ‘’Kontratës’’ së Visar Ganiut vetëm se ishin mbushur me qindra fleta të nënshkruara ku për çdo të nënshkruar –ata thoshin se të hënën e parë pas zgjedhjeve do të jesh i punësuar – ky premtim ashtu si premtimet e tjera të mëparshme mbeti bosh dhe një turp i radhës. Vlen të theksohet që dy protagonistët kryesor që gojën plotë e kishin me premtime dhe punësime për qytetarët – quheshin Bujar Osmani dhe Visar Ganiu, të cilët paturpësisht edhe pas të hënës së parë pas zgjedhjeve lokale, harruan premtimet e tyre për punësime dhe kështu edhe njëherë rishtazi shqiptarët e Çairit mbeten të tradhtuar duke mbetur edhe 4 vite nën presionet dhe mashtrimet e BDI-së. Një qytetar i Çairit, i cili tani për tani dëshiron të mbetet anonim, i kujton premtimet dhe fjalët boshe të Osmanit dhe Ganiut sikur të ishin fjalët e premtuara sot, dhe kështu i revoltuar shprehet: ‘’ të hënën e parë pas zgjedhjeve kur do ti fitojmë, hajde në komunë dhe menjëherë ia fillon punës, ri rahat se bashkë me ty edhe 5000 shqiptarë të Çairit do ti punësojmë…’’, këto ishin fjalët e Visarit dhe Bujarit të cilët sot as nuk ma hapin telefonin, ikin nëpër korridoret e komunës, këto janë shejtanat e shqiptarisë, ata përsëri na tradhtuan, i mashtruan mbi 5000 shqiptarë në Çair duke i mashtruar edhe njëherë për punësime…’’, qytetari i revoltuar përfundon fjalët duke thënë: haram ju qoftë vota, BDI bashkë me Ali Ahmetin përsëri na tradhtuan’’.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar