Racizëm në pikë të drekës

Racizëm në pikë të drekës
Loading...

Reagon antari i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, në lidhje me reagimet dhe ofendimet në lidhje me Ministrinë e Kulturës që këtë dikaster do ta udhëheqë Lëvizja BESA.

Ja postimi i tij i plotë:

 

Po i lexoj këto ditë disa reagime nga disa njerëz të kulturës dhe organizata të tilla, të cilët janë të shqetësuar se Ministrinë e Kulturës do ta udhëheqë dikush “tjetër”. Nëse keni pak kulturë gjuhësore, në nëntekstin e reagimeve të tilla janë porositë me urrejtje, madje edhe racizëm, në kuptimin “Si mund të vendosni ministër Kulture shqiptar, vallë aq pak e vlerësoni kulturën?; a i njihni ju shqiptarët sa të pakulturuar që janë dhe nuk kanë lidhje me kulturën?”.
Pra, nuk është problem të jesh ministër i Kulturës me korrupsion, nuk është problem antikuizimi dhe përmendoreizimi i Shkupit, nuk është problem as ndryshimi i dhunshëm i identitetit të Shkupit, nuk është problem as qasja monoetnike në kulturë, por problem i madh paska qenë që ministri i Kulturës të mos jetë “i atyre”, sepse ata janë “ta pacivilizuar, të pakulturuar, të padenjë”. Pra, sipas tyre, që të jesh ministër i Kulturës para së gjithashtu duhet të jesh maqedonas. “Nuk është e rëndësishme a je i korruptuar ose je duduk, me rëndësi je maqedonas.” Epo ky është racizëm pa turp, në pikë të drekës dhe në mes të Shkupit në vitin 2018.
Nëse edhe ata duan “Maqedoni të pastër” (чиста Македонија), gjynah edhe për ata, por edhe për Maqedoninë me ata!
Dhe, nuk habitem pre atyre, sepse – siç duket – ata i kanë shit drut’, por jam i zhgënjyer nga opinioni që hesht para këtij racizmi.
Është fakt se ministri i Kulturës do të propozohet nga Lëvizja BESA, sepse funksioni i ministrit është politik, siç është fakt se ai do të jetë ministër që nuk do të lejojë korrupsion, vjedhje të artefakteve, betonizim dhe marri të tjera, që i kanë bërë “ministrat e kulturuar”, ndërsa lajmi më i rëndësishëm është se ministri i ri i Kulturës do t’u dëshmojë të gjithëve se kultura nuk duron racizëm, se i respekton të gjitha bashkësitë etnike dhe fetare dhe i afirmon të gjitha vlerat shpirtërore pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Dhe, ai nuk do të jetë vetëm shqiptar, por do të jetë ministër i Kulturës së Republikës së Maqedonisë, e pastaj shqiptar etj.
E, kur jemi këtu, mirë është ta vënë gishtin në kokë këta „културни работници“ dhe të mendojnë se cilës bashkësi etnike i përkasin shkrimtarët, muzikantët dhe artistët më të mirë nga Maqedonia! Ashtu, veç për qejf!

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar