Reagon Shoqata e Pazarxhinjve kundër ofendimit të Ali Ahmetit

Reagon Shoqata e Pazarxhinjve kundër ofendimit të Ali Ahmetit
Loading...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është pyetur nga gazetarët për çështjen e zgjerimit të kabinetit qeveritar dhe për përfshirjen e mundshme të Lëvizjes BESA, raporton TV SHENJA.

Ai ka thënë se BDI-ja është parti shumë serioze dhe është në rrjedhë të të gjithë zhvillimeve në vend. Sipas tij, BSI nuk jemi spektatror, por aktorë në çështjet vendimmarrëse.

“Unë nuk jam tregtar i Bit Pazarit e as i Urës së Gurit që të luaj me çibritë se a do të lejohet një ministri ose jo. Unë në tezga nuk punoj. Këto janë negociata që bëhen ndërmjet partive. Me kalimin e kohës do të shohim se si do të menagjohen dhe do të vendoset për këto çështje”, ka thënë Ahmeti.

Kreu i BDI-së është pyetur edhe nëse në vend ka drejtësi selektive. “Është mirë që mediumet t’i demaskojnë pazarllëqet. Është mirë që, nëse ka drejtësi selektive, të demaskohen para opinionit, se kush janë ata prokurorë dhe gjykatës. Unë jam parti politike dhe kërkoj që të mos ketë drejtësi selektive”, tha Ahmeti.

Ndërkohë, gjatë konferencës Ahmeti ka thënë se marrja e rekomandimit të pakushtëzuar është një lajm i gëzueshëm për të gjithë dhe këtë gëzim ai e ka ndarë edhe me euro-komisarin Johanes Han. Ai ka thënë se megjithatë për vendin kanë mbetur shumë punë për t’i bërë. /SHENJA/

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar