Rikthehen tensionet e vjetra, Izraeli bombardon Gazan

Rikthehen tensionet e vjetra, Izraeli bombardon Gazan
Loading...

Izraeli nisi bombardimin e disa objekteve në Gaza që i përkasin grupit militant Hamas, si shenjë shpagimi, siç thonë zyrtarët e shtetit hebre, ndaj sulmeve palestineze me raketa.

Shënjestra e goditjeve ajrore mëngjesin e së shtunës kanë qenë disa depo armësh. Dy persona humbën jetën gjatë sulmeve ajrore, çka e çon në katër numrin e vdekjeve në radhët e palestinezëve që prej ditës së premte, kur dy vetë u vranë në protesta.

Tre raketa u lëshuan drejt Izraelit mbrëmjen e një dite më parë. Tensionet e vjetra nxorën krye sërish kur Presidenti amerikan Donald Trump vendosi të rrëzojë një politikë dhjetëravjeçare neutraliteti me njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit, e tani situata sa vjen e po përshkallëzohet duke ushqyer gjithmonë e më shumë frikën e një intifade të tretë.

9 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar