Rikthehet alarmi për terrorizëm në Gjermani

Rikthehet alarmi për terrorizëm në Gjermani
Loading...

Në Gjermani është rikthyer alarmi për një sulm të mundshëm terrorist. Mësohet se një pako e dyshimtë e gjetur në një treg Krishtlindjesh në afërsi të Berlinit, përmbante eksploziv. Lajmi është konfirmuar nga policia gjermane, që bëri evakuimin e të gjithë tregut.

“Prezenca e një bombe artizanale të improvizuar është konfirmuar”, shkruan policia në një mesazh në Tuiter. Autoritetet kanë nisur hetimet për këtë rast. Pajisja shpërthyese ishte dërguar tek një farmaci që ishte afër tregut.

Pas gjetjes së eksplozivit, policia zhvilloi një shpërthim të kontrolluar. Pas një kontrolli të imtësishëm në afërsi të zonës, gjithçka iu kthye normalitetit. Ndërkohë, dhjetorin e kaluar 12 persona u vranë për shkak të një sulmi terrorist me kamion në një treg krishtlindjesh në Berlin.

1 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar