Rritje e prodhimit industrial për 4,6 %

Rritje e prodhimit industrial për 4,6 %
Loading...

Prodhimi industrial shtatorin e këtij viti në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar ka shënuar rritje për 4,6%, kurse për periudhën janar-shtator 2016 në krahasim me periudhën janar-shtator 2015 rritja shënon 5,4 %- raportojnë nga enti shtetëror i statistikave.

Në bazë të sektorëve, prodhimi industrial në sektorin minierave në shtator të vitit 2016 në krahasim me shtatorin e vitit 2015 vëren rritje prej 0,3% ; në sektorin e industrisë përpunuese vërehet rritje prej 4,7% kurse në sektorin për furnizim me energji elektrike, gaz ka rritje prej 21,5%.

Rritja  në sektorin e industrisë përpunuese para se gjithash është rezulatat e rritjes së këtyre njësive: Prodhimin e prodhimit të duhanit, prodhimin e tekstilit, prodhimin e produkteve bazë të farmacisë, produkteve nga gomat, nga masat plastike, nga produktet e tjera jometale, prodhimin e mjeteve energjetike, të makinave dhe pajisjeve, të mjeteve motorrike, prodhimin e mobiljeve.

Sipas grupeve kryesore të industrisë prodhimtaria në shtator të vitit 2016 në krahasim me shtatorin e vitit 2015 shënon rritje tek Energjia për 6,2%, prodhimet kapitale 26,7 % dhe prodhimet e përhershme për konsum të gjërë 72,4 %, kurse rënie vërehet tek produktet intermediale./ rrugadrejt.com

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar