Rusia, SHBA dhe Britania, në kërkim për nëndetësen e Argjentinës

Rusia, SHBA dhe Britania, në kërkim për nëndetësen e Argjentinës
Loading...

Aeroplanët nga Argjentina, Britania dhe Shtetet e Bashkuara, për disa ditë kanë kryer shumë fluturime mbi Atlantikun Jugor në kërkim për nëndetësen, San Juan, me 44 anëtarë të ekuipazhit në të, ndërsa aeroplani transportues rus, Antonov, ka sjellur pajisje për të ndihmuar në kërkim, pasi kushtet e vështira detare e kanë penguar këtë operacion.

“Ne jemi duke kërkuar për 11 ditë, por kjo nuk do të thotë se ekuipazhi ende mund të jetë në situatë ekstreme të mbijetesës”, tha dje zëdhënësi i Marinës së Argjentinës, Enrique Balbi, në një konferencë për gazetarë.

Përkundër këtyre komenteve, shumë zyrtarë dhe anëtarë të familjeve i kanë humbur shpresat se anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses mund të shpëtohen të gjallë.

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar