“Russiagate”, Flynn pranon fajin: Gati të dëshmoj kundër Trumpit

“Russiagate”, Flynn pranon fajin: Gati të dëshmoj kundër Trumpit
Loading...

Michael Flynn, ish-këshilltar për siguri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është akuzuar për dhënie të deklaratave të rreme para FBI-së, në muajin janar.

Ai është detyruar të japë dorëheqje në shkurt, pasi ka keqinformuar Shtëpinë e Bardhë për një takim me ambasaodrin rus, përpara se Trump të merrte detyrën.

 

Sipas televizionit Abc, Flynn i ka thënë gjykatësve federalë se ishte ngarkuar nga Trump për “të pasur kontakte me funksionarët rusë”. Ish-këshilltari është gati të dëshmojë kundër presidentit amerikan.

“Ato që kam thënë kanë qenë të gabuara. Deklaratat e mia të përgjegjësisë dhe vullneti për të bashkëpunuar me prokurorin special, reflektojnë vendimin që kam marrë në interesin më të mirë të familjes sime dhe të vendit tim. Pranoj përgjegjësinë e plotë të aksioneve të mia”, – ka deklaruar Flynn.

Ish-këshilltari i sigurisë ka shpjeguar më pas se vendimi i tij për t’u deklaruar fajtor se ka gënjyer FBI-në dhe për të bashkëpunuar me hetuesit për “Russiagate”, është marrë “në interes të familjes sime dhe të vendit tonë”.

Në një dekjlaratë të shpërndarë nga avokatët e tij, Flynn ka theksuar se ka qenë “e dhimbshme të duronte akuzat false të tradhtisë dhe të akteve të tjera”.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka reaguar duke thënë se “çështja i përket vetëm atij dhe nuk përfshin persona të tjerë”.

Flynn akuzohet se “me dashje dhe vetëdije” ka bërë “deklarata të rreme, fiktive dhe mashtruese”.

Akuzat janë ngritur nga këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar.

1 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar