Sa vlen të martohesh me Harry? Meghan Markle fut në xhep të paktën 40 mln $

Sa vlen të martohesh me Harry? Meghan Markle fut në xhep të paktën 40 mln $
Loading...

Çfarë vlere ka të martohesh me Princin Harry të Britanisë së Madhe? Shumë. Edhe pse duhet ende një muaj nga viti 2018, princi dhe e fejuara e tij e saposhpallur, Meghan Markle kanë fituar që tani titullin e çiftit më të bukur të vitit të ardhshëm.

Çifti do të martohen në pranverë dhe për të dalë disi nga koret romantike që sjellin me vete veçanërisht martesat e familjeve mbretërore, revista amerikane Newswek ka guxuar të bëjë llogaritë në xhepat e çiftit të ri. Dhe nga ajo që rezulton, duke u martuar me princin Harry, aktorja amerikane Meghan Markle do të ketë akses në një pasuri që shkon mbi 40 mln dollarë (30 mln sterlina).

Përveç pagesës që merr si kapiten në ushtri, Harry trashëgon gjysmën e pasurisë së nënës së tij, Princeshë Diana, prej 25 mln sterlinash, shumë e cila pas vdekjes së saj, u nda ne menyre te barabarte mes tij dhe të vëllai William. Kësaj shume i shtohet edhe një shifër e përafërt e përfituar nga trashëgimia e stërgjyshes, Mary.

27 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

 

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | ShowBiz

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar