Salihi rikthehet te goli, Neustadt merr kryesimin

Salihi rikthehet te goli, Neustadt merr kryesimin
Loading...

Hamdi Salihi është rikthyer te goli, në fitoren me goleadë të skuadrës së tij, Vienner Neustadt, 6-3 ndaj BW Linz-it. Sulmuesi shkodran shënoi golin e 3-të të skuadrës së tij, në minutën e 35-të dhe riktheu në avantazh Neustadt-in, duke e çuar rezultatin përkohësisht 3-2.

Salihi luajti për 90 minuta në këtë takim, ndërsa me golin e sotëm, shkoi në kuotën e 15 rrjetave, duke kryesuar listën e golashënuesve. Edhe skuadra e tij Neustadt, përveçse u rikthye te fitorja pas 3 takimesh, mori edhe kreun e klasifikimit, duke përfituar nga hapat fals të rivalëve të saj.

1 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar