Scarlett Johansson bën publike lidhjen me Colin Jost

Scarlett Johansson bën publike lidhjen me Colin Jost
Loading...

Scarlett Johansson dhe Colin Jost vendosën më në fund që të bëjnë publike lidhjen e tyre pas thashethemeve të shumta. Ata morën pjesë së bashku në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore Gala.

Aktorja 33 vjece dhe komediani 35-vjeçar i SNL-së, u ftografuan së bashku në evendin ku morën pjesë. Cifti është përfolur që në muajin Maj dhe më pas u panë duke u puthur pas finales së sezonit Saturday Night Live.

Kjo romancë erdhi vetëm pak muaj pasi Scarlett u nda nga bashkëshorti i saj I dytë Romain Dauriac, me të cilin ka edhe një vajzë 2 vjece,  Rose.  Burri i saj i parë ishte aktori Ryan Reynolds, me të cilin u nda në vitin 2011. Tani dy muaj pas finalizimit të divorcit nga Romain Dauriac, bjondja duket se po konfirmon lidhjen e saj me Colin, e cila po bëhet serioze.

1 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | ShowBiz

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar