Loading...
Me qarkullim të përgjithshëm prej 8.1 milionë denarësh në Bursën e Maqedonisë, në ditën e parë tregtare nga seanca e re indeksi i MBI10 u rrit për 0.28%. Në qarkullimin e përgjithshëm obligacionet kishin një pjesëmarrje relativisht të ulët por që përsëri paraqet një shenjë pozitive për aksionet. Të hënë dominuan aksionet e Bankës Komerciale dhe Stopanska Bankës në Shkup. Në fakt numri i përfituesve ishte më i madh në krahasim me të humbësve.
Aksioni i Agrolozar nga Hamzali, Strumicë ishte në majën e listës fitimtare me një rritje prej 1.531,58%. Përveç kësaj letre me vlerë në këtë listë u rënditën edhe Pekabesko, Uni Banka dhe aksionet e SHA Toplifikacija.