Shënojnë Benzema dhe Ronaldo, Reali kalon 3-2 Malagan

Shënojnë Benzema dhe Ronaldo, Reali kalon 3-2 Malagan
Loading...

Reali i Madridit fitoi 3-2 në “Santiago Bernabeu” ndaj Malagas në një sfidë ku Cristiano Ronaldo u bë protagonist në fund me një 11-metërsh të realizuar me vështirësi, pas ndërhyrjes së portierit, duke u dhënë tri pikë “Los Blancos”. Dy herë barazuan andaluzianët, por pa mundur të shmangnin humbjen ndaj kampionëve në fuqi të La Ligas.

Goli i Karim Benzema që në minutën e 9-të dha përshtypjen e një fitoreje të lehtë për madrilenët, por në të 18-ën Rolan, i pambuluar në zone, ktheu baraspeshën në rezultat.

Casemiro kërceu bukur me kokë për golin e 2-1, ndërsa në pjesën e dytë Malaga gjeti forca për të reaguar, duke e befasuar skuadrën e Zidane me golin e 2-2, që mban firmën e Cstros.

Pas një presioni të gjatë dhe të vazhdueshëm Modric fitoi 11-metërsh, që u mor përsipër nga Ronaldo. Portieri Jimenez ia kuptoi krahun, por topi shkoi sërish në këmbët e portugezit, që shënoi golin e fitores.

Ndërkohë, Alaves që drejtohet nga Giani De Biasi pësoi humbjen e radhës 1-2 në shtëpi ndaj Eibarit.

25 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar