Shoqata Parimi së bashku me disa shoqata tjerra ka organizuar tribunë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down

Shoqata Parimi së bashku me disa shoqata tjerra ka organizuar tribunë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down
Loading...

Me datë 21.03. 2018 Shoqata Edukative “Parimi Kulturor” dhe Shoqata për Kulturë dhe Edukim Shëndetësorë Pro VITA të cilat në bashkëpunim me Shoqatën O.J.Q”Bota Ime” dhe E dua Ylberin organizuan tribunë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down.

Moderatorja Sumeja Ramani e filloi programin me një fjalim përkrahës.

“Te kesh Sindromën Down, nuk do të thotë që je ndryshe nga të tjerët, por përkundrazi pikërisht prezenca e ekstra kromozomit ju bën të jeni ekstra të veçantë në të gjitha aspektet që kanë te bëjnë me të bukurën, e sidomos atë të dashurisë, sepse ju ofroni dashuri pa kushte, pa limite, pa interes, na mbushni jetën me shpresë, lumturi dhe optimizëm, na bëni të kuptojmë që kromozomet nuk përcaktojnë vlerën e jetës. Andaj nëse do ekzistonte mundësia për ta ndryshuar mbiemrin kësaj sindrome pa dyshim se do të quhej “Sindroma e Dashurisë” për vet faktin se këta persona reflektojnë vetëm dashuri.”

Kryetarja e Shoqatës “Parimi Kulturor” Turkjan Qakili fillimisht përshëndeti mysafirët dhe shoqatat të cilat bashkëpunuan për organizimin e kësaj tribune dhe mbajti një fjalim rasti ku theksoi se arsyeja për organizimin e kësaj tribune ishte që sado pak të sjellin sa më pranë zërin e atyre që kanë sindromën Down, të promovojnë këta njerëz që të jetojnë me dinjitet, që të jenë të barabartë me të tjerët dhe t’ju ndihmojnë atyre që të jenë pjesëmarrës aktiv në shoqërinë ku jetojnë.

Panelistet:

Psikologja Edlira Destani përfaqësuese e Shoqatës “Dua Ylberin” dha një porosi te veçantë për prindërit që çdoherë t’i mbështesin fëmijët e tyre, që në të ardhmen personat me Down t’i kërkojnë vet të drejtat e tyre që i kanë të garantuara me ligj.

Defektologja Shpresa Maliqi Rashiti përfaqësuese e Shoqatës “Bota ime” prezantoi për karakteristikat e sindromës Down, veçoritë që e dallojnë nga fëmijët tjerë, foli për ndjeshmërinë e tyre emocionale dhe fizike .

Shkëlqim të veçantë këtij tubimi i dhanë vet fëmijët që ishin prezent në sallë, dashuria e tyre arriti të prek thellë zemrat e të gjithëve. Fëmijët morën nga një dhuratë të përshtatur enkas për ta dhe i gjithë tubimi u përmbyll me moton “Dashuria nuk i numëron kromozomet”.

Me datë 21.03. 2018 Shoqata Edukative “Parimi Kulturor” dhe Shoqata për Kulturë dhe Edukim Shëndetësorë Pro VITA të…

Posted by Parimi on Donnerstag, 22. März 2018

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar