Shqipëri, kërcënon nga burgu për kryerjen e akteve terroriste

Shqipëri, kërcënon nga burgu për kryerjen e akteve terroriste
Loading...

Një i dënuar nga burgu i Fushë Krujës në Shqipëri, sipas informacioneve zyrtare të policisë, ka kërcënuar nga telefoni i burgut se do të kryente akte terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

“Si rezultat i monitorimit dhe punës së bërë nga Drejtoria e Antiterrorit, më datë 25.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dënuarin Naim Behari, (Nikolas Kostandinos), burgu Fushë Krujë, për veprën penale ‘Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’”, thuhet në një njoftim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shqiptare.

Sipas policisë, ky shtetas është i dënuar për vrasje dhe ka kërcënuar nga telefoni i burgut se do të kryente akte terroriste në vend.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar